Tërmet në Turqi, viktima e dëme të konsiderueshme

Nga tërmeti që dje në orët e mbrëmjes goditi Turqinë, deri tani raportohet për së paku 20 persona të vdekur dhe më shumë se një mijë të tjerë janë lënduar.

Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë.

Tërmeti ishte aq i fuqishëm, saqë lëkundjet u ndien edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Dridhjet e tokës janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17 mijë persona kishin vdekur nga një tërmet në qytetin Izmit në vitin 1999.

Rajoni i goditur nga tërmeti ndodhet rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara dhe ka dendësi të vogël të banorëve.

Punën e ekipeve të shpëtimit po e vështirëson edhe moti i ftohtë.

Ndryshe Turqia njihet si zonë me ndjeshmëri të lartë sizmike.

“Sizmologu” Gani Gerguri nga Shqipëria e kishte paralajmëruar zhvendosjen e tërmetit nga Durrësi drejt Serbisë dhe Turqisë./////////////