Tërmeti: 17-vjeçari e përqafoi të dashurën e tij më të re dhe ikën bashkë në përjetësi

Tërmeti që goditi rajonin e Izmirit në Turqi dhe që preku edhe një ishull grek, mori edhe dy fëmijë në vendin fqinj, Greqi, një 15 dhe një 17-vjeç, të cilët ikën të përqafuar.

Dy adoleshentët që gjetën vdekjen, sapo ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi.
Gjimnazistët ishin të lidhur midis tyre, ndërsa në momentin e lëkundjeve të forta, 17 vjeçari e përqafoi 15 vjeçaren dhe aty u shemb një mur mbi ta, duke ua marrë jetën.

Babai i Arisit është shprehur pas këtij rasti:

“Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, thotë babai i Arisit, djalit 17 vjeçar.

Gjithashtu nëpërmjet një statusi në Facebook, ai i ka kushtuar  një shkrim djalit të tij.

“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frymë për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”- shkruan babai i Aris.