Tërmeti apokaliptik, shkon mbi 46 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri
Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, mbi 46.000 njerëz, 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri, kanë humbur jetën.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se numri i viktimave pritet të rritet, duke e bërë këtë fatkeqësinë më vdekjeprurëse të Turqisë gjate shekullit XXI.
Gati 2 javë pasi vendi u godit nga tërmetet, përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit janë në orët e tyre të fundit.
Mbi 345,000 apartamente në Turqi raportohet se janë shkatërruar.


 
 
						 
						