Tërmeti, fillojnë arrestimet e ndërtuesve në Turqi
Mehmet Yasar Coskun, pronari i një kompleksi banimi të shkatërruar nga tërmeti, u ndalua në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga Turqia.
Kompleksi “Renaissance Residence” ndodhej në provincën e Hatay në juglindje të Turqisë ndërsa u shkatërruar tërësisht pas dy tërmeteve të fuqishme. Ai po përpiqej të udhëtonte drejt Malit të Zi.

Kompleksi i apartamenteve 12-katësh kishte gjithsej 250 apartamente dhe ndodhej në lagjen Antakya të Hatayt. Kompleksi është cilësuar si një rezidence luksoze që kishte ‘kaluar’ të gjitha testet e ndërtimit.
Megjithatë, u shkatërrua plotësisht nga një tërmet me magnitudë 7.8 që goditi qytetin e Gaziantepit të hënën në mëngjes, pasuar menjëherë nga një tërmet me magnitudë 7.5 në provincën Kahramanmaras. /abcnews.al


 
 
						 
						