Tërmeti godet sërish Durrësin, është ndier edhe në Kosovë
Tërmeti ka goditur sërish Shqipërinë, ku sipas të dhënave epiqendra e tij ishte në Durrës, raporton Mediafokus.info.
Raportohet se goditja ka qenë 4.8 i shkallës rihter, me thellësi 5 km.
Tërmeti është ndier pak më parë në vendin tonë.
Ndryshe, kanë kaluar pak më tepër se një vit, nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, i cili rezultoi tragjik për Shqipërinë. 51 jetë u shuan dhe qindra të tjerë mbetën të pastrehë.
(foto nga arkivi)

