Tërmeti i fuqishëm shemb kështjellën 2.200 vjeçare në Turqi
Turqia po përjeton momente të vështira pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 ballë Rihter, i cili përveç që ka lënë qindra të vdekur, ka shkatërruar mijëra ndërtesa.
Mes tyre Kalaja e Gaziantepit, vepër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Disa nga muret në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti. Kangjellat U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Ka çarje të mëdha“, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Kupola dhe muri lindor i Xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin 17, gjithashtu u shemb pjesërisht.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.
