Tërmeti në Mostar mori jetën e një vajze

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që goditi mbrëmë Mostarin në Bosnje-Hercegovinë, ka lënë pas një viktimë e disa të plagosur, raportojnë mediat vendëse.

Mësohet se viktimë ka mbetur një vajzë, Elmira Sefo (1994), banore në Stolaci.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë, konfirmohet për median “Avaz”.

Sipas mjekëve vajza mbërriti në spital pa shenja jete.

Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë.

Një gur i madh raportohet se ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac.