Tërmeti në Shqipëri, humb jetën një 20-vjeçar duke tentuar të dilte nga banesa

Tërmeti në Lushnje, humb jetën një 20-vjeçar, u rrëzua nga shkallët e banesës teksa tentonte të dilte jashtë, raporton panorama.al.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 00:17 në Elbasan, Lushnje dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,6 shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 km në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës.