Termeti po ‘shëtit’ nëpër vendet e Ballkanit

Pas Greqisë, ku ka edhe një viktimë, tërmeti ka goditur edhe Turqinë, por nuk raportohen dëme.

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur në Detin Egje sot herët, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Sipas informacioneve, tërmeti ndodhi 11,8 kilometra nën sipërfaqen e detit.

Epiqendra e tij ishte 21 kilometra larg rrethit Datça në provincën Muğla, e cila ndodhet në bregdetin jugperëndimor të Turqisë, raporton TCH.

Ndërkaq, në Greqi, nga ky tërmet ka vdekur një person, teksa një është raportuar të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.