Tërmkolli i reagon eurodeputetes: Po përdorni Kosovën për t`i larë hesapet e juaja me Amerikën

Njëra nga dy arsyet e rrëzimit të qeverisë, ishte rreziku për prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të, pos atij te shkakrkimit të ministrit Agim Veliu.

Dje reagoi Departamenti amerikan i shtetit, duke mohuar të ketë një marrëveshje të gatshme Kosovë-Serbi, ku parashihet korigjimi territorial, siç thotë kryeministri Kurti.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të Departamentit të Shtetit, ku thuhet se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shkruar mbi të se shpreson që SHBA-ja të mbajë fjalën.

Ndërkaq, sot, anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se disa zyrtarë evropianë, përfshirë eurodeputeten Viola Von Cramon dhe ish-deputeten Doris Pack po përpiqen që të “lajnë” hesapet e tyre me SHBA-në duke e përdorur Kosovën.

Tërmkolli thotë se deklaratat e Von Cramon dhe Doris Pack kanë një mesazh mosbesimi ndaj SHBA-ve.

“Eurodeputetja Viola von Cramen-raportuese për Kosovën në Parlamentin evropian dhe disa deputetë tjerë, po ashtu edhe Doris Pack, udhëheqëse e forumit të grave të EPP, këto ditë po shprehen shumë të shqetësuar për Kosovën, për qeverinë e Kosovës, për coronacirusin, etj.

Në fakt këto deklarata kanë vetëm një mesazh: mosbesimin ndaj SHBA-ve. Në këtë kontekst, nuk hezitojnë ta “qortojnë” LDK-në për rrëzimin e qeverisë e në përkrahje të hapur Albin Kurtit, si shpërblim për kundërshti ndaj SHBA-ve, apo ka edhe më tepër në këtë mes.

Është kjo një sjellje e papresedan e eurodeputetëve të cilët përpiqen që përmes Kosovës të “lajnë” hesapet e tyre me SHBA-në e gjëja në mbrojtje të interesave të Kosovës”, ka thënë ish-deputetja.

Tërmokolli po ashtu ka thënë se shtytja për një “armiqësi” me SHBA-në është me pasoja historike./mediafokus.info