Tërnoci lidhet me rrugën regjionale Bujanoc-Gjilan

Ka filluar sot njëri prej projekteve kapitale shumë të rëndësishme për komunën e Bujanocit, rruga që lidhë Tërnocin me rrugën regjionale për Gjilan.

Punimet përfshijnë shtrirjen e kanalizimit dhe rregullimin e trotuarit, e cila përveç saj ka për qëllim edhe zhvillimin ekonomik të kësaj pjese, ngase rekonstruimi po kryhet në sektorin 6 të zhvillimit ekonomik.

Sipas kryetarit të Komunës, Nagip Arifi, vlera e projektit është 310.200 euro.

“Shpresoj të ecin punët mbarë sipas dinamikës së paraparë dhe projekti të realizohet me sukses”, ka thënë Arifi.