Testi serologjik tregoi se vaksina kineze nuk përmban mjaftueshëm antitrupa
Edmond Isufi e ka bërë testin serologjik dy muaj pasi është vaksinuar, por nuk ka rezultuar me antitrupa të mjaftueshëm në organizmin e tij.
Në bazë të dëshmisë që ka publikuar, Edmond Isufi është nga Bujanoci, ndërsa testin serologjik e ka bërë në Gjilan.
‘Para dy muajve kam marr vaksinën e ashtëquajtur “kineze”. Sipas bindjes time tanimë është dashur që unë të kem antitrupa, të njëjtën bindje e kanë shfaqur në bashkëbisedim dhe miqtë të cilët po ashtu janë vaksinuar me të njëjtën vaksinë.
Unë sot e bëra testin për të kuptuar se a më janë krijuar antitrupat. Megjithatë, 0.4 ishin antitrupat e krijuar, shumë larg vlerës së duhur.
Përmes këtij shkrimi nuk dua të shpërndajë hamendësime, por ju bëjë thirrje të gjithë atyre të cilët e kanë marr vaksinën (sidomos moshat e shtyra që kanë marr këtë vaksinë), të kenë kujdes sepse mundësia që të infektohen përsëri është evidente.
Gjithashtu në këtë temë i ftoj të inkuadrohen dhe profesionistët për të na dhënë sqarime shtesë’, ka shkruar ai.


