Tetë persona marrin lëndime natën e Vitit të ri
Nata e ndërrimit të moteve në Kosovë nuk kaloi kryesisht e qetë, sepse 7 persona morën lëndime nga mjetet piroteknike dhe një nga plumbi qorr.
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga mjetet piroteknike dhe një tjetër nga plumbi qorr në natën e ndërrimit të moteve, ka njoftuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Agron Çitaku.
Sipas Çitakut, tre prej të lënduarve janë duke u trajtuar në Klinikë, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.
I lënduari nga plumbi qorr, plagën e ka në regjionin e krahut, ka deklaruar mjeku.

