Tetë të vdekur nga COVID-19, rekord i ri i rasteve pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, ndërkohë që nga 12.666 testime të kryera, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Sipas MSh, sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Në total numri i rasteve aktive është 18.287.