Tetë viktima nga COVID-19, konfirmohen 2.236 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 viktima si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë konfirmuar edhe 2.236 raste të reja pozitive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

