Tetovë: Spërkat hyrjen e banesës me lëndë të panjohur dhe largohet me vrap, banorët në panik (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme janë publikuar pamje nga një objekt banesor në Tetovë ku shihet një person me maskë duke spërkatur hyrjen e banesës me lëndë të panjohur.

Banorët janë shprehur të frikësuar dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë dhe janë munduar ta pastrojnë hyrjen e objektit me detergjentë të ndryshëm, shkruan Express.

Rasti po shqyrtohet nga organet e rendit dhe ende nuk ka raport zyrtar për lëndën/substancën e përdorur nga personi i paidentifikuar.

Pamjet në videon e mëposhtme: