Tha se e ka ‘rrahur’ vite më parë: Dafina Zeqiri reagon pas deklaratës së konkurrentes së BBVK!

Në “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, një prej konkurrentëve, ka treguar se “nuk flet me Dafinën” dhe se e “ka rrahur vite më parë”.

Deklarata, shumë e kritikuar në rrjet, veçanërisht nga dikush që flet jo pak herë për feminizmin, ka marrë një “përgjigje” edhe nga Dafina.

Në një postim, tashmë të fshirë shkruhej:

“Ku*vat ëndërrojnë që më kanë goditur me shuplakë në [të pasme]”.

Edhe pse nuk dihet shumë për shkakun e zënkës mes vajzave, në portale përflitet se shkak i debateve ka qenë Krenar Çoçaj, ish-partneri i Dafina Zeqirit.