Tha se e kishin rrahur 4 perosna, doli se ishte lënduar vetë

Një person në Prishtinë do të përgjigjet për ‘lajmërim apo kallëzim të rremë’, pasi hetimet treguan se ai e kishte lënduar veten, ndërsa kishte raportuar të jetë sulmuar nga 4 persona.

Rr .Ilir Konushevci, Prishtinë, 26.04.2021-21:35.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti  ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.