Tha se nuk do t’i këndonte në dasmë- Edona James reagon ashpër ndaj Afrim Muçiqit

Disa javë me parë, Mc Beka dhe Afrim Muçiqi kanë treguar që nuk e pëlqejnë Edonen, ndërsa ky i fundit ishte shprehur se as nuk do i këndonte në dasmë.

Sapo kishte parë intervistat e tyre, nuk ka munguar as reagimi i Edonës në lidhje me këtë çështje.

Në një intervistë për ‘Prive’, Edona ishte shprehur “Ata kanë dashtë me rrit famën e vet qe më kanë përmend mu, atyre duhet me iu ardh marre për me fol për mu, nëse kishin pasë fytyrë ata nuk kishin fol këso fjalë ndaj meje, Afrim Muçiqin e njoh prej kohës së nanës teme, e tash ku është ai, kërkun hiç, ketë Mc Beken nuk e njoh hiç”.

Gjithashtu, Edona ka treguar se komentet negative nuk i merr për bazë dhe nuk i bëjnë përshtypje.