Thaçi e vlerëson korrekt dhe konstruktiv takimin me Kurtin

Presidenti Hashim Thaçi e ka vlerësuar korrekt, konstruktiv dhe përmbajtjesor takimin me kryeministrin Kurti.

Ai thotë se janë pajtuar për bashkërendim të institucioneve të Kosovës në çështjet e interesit shtetëror, veçanërisht në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

Ky ësht postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Me kryeministrin Kurti pata një takim korrekt, konstruktiv dhe përmbajtjesor. Biseduam për pikat e përbashkëta të politikës së brendshme dhe të jashtme, për çështjet e interesit shtetëror dhe kombëtar. U pajtuam se duhet të ketë bashkërendim të institucioneve të Kosovës në çështjet e interesit shtetëror, veçanërisht në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

Mbetem me shpresë se me kryeministrin Kurti dhe të gjithë liderët politikë do të vazhdojmë të punojmë së bashku për interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë. HTH/mediafokus.info