Thaçi: I hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj meje

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur para Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai, në paraqitjen e parë, është shprehur i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“I kuptova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat”, ka thënë Thaçi./Mediafokus.info/