Thaçi-Kurtit: Le t’i shkruaj kujtdo, SHBA e njohin realitetin shumë mirë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për media, ka folur edhe për letren që kryeministri Kurti ia ka drejtuar SHBA-ve.

Me këtë rast, Thaci ka thënë se Kurti mund t’i shkruaj kujto të do, sepse ata e njoftin realitetin shumë më mirë.

“Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruaj kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi./Mediafokus.info/