Thaçi: Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, në konferencën për gazetarë, ka thënë sot se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u dëshmua se po funksionojnë me sukses institucionet e pavarura të vendit, raporton Mediafokus.info.

“Sot kam pranuar aktgjykimin e Gkykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin tim me të cilin propozova z, Hoti për Kryeministër. U dëshmua edhe njëherë se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Është hapur rruga për formimin e Qeverisë. Shpresoj të jetë kapitull i ri për stabilitet”, ka thënë Thaçi, teksa ka shtuar se pret që sa më parë të formohet qeveria Hoti.

“Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka lluksin të ketë vakum në qeverisje. Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për Kryeministër të marrë përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi./Mediafokus.info/