“The public eye” – vjen premierë më 3 nëntor në Tetarin e Gjilanit

Të hënën dhe të martën, më 3 e 4 nëntor, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit jepet premiera e shfaqjes “Public Eye” nga Peter Shaffer, regjia Shkelzen Berisha, aktorët Ali Demi, Djellza Dema, Art Pasha.

Fabula e shfaqjes është një martesë që s’është aq e shenjtë sa duket.

Një detektiv që ndoshta s’është njeri.

Në këtë interpretim regjisorial, ai bëhet figura e “dreqit” – alegoria e dyshimit, e asaj zyre të brendshme që na shtyn të shohim gjithçka përmes syrit të frikës.

Dashuri, xhelozi dhe pak… hetim.

Në “The Public Eye”, detektivi është më shumë se profesionist – është dreqi vetë.

Ai që i shuan iluzionet, i ndez dyshimet dhe i kthen sekretet në art.

Shfaqja është produksion nga Ali Demi, përkrahur nga Ministria e Kulturës.