Themelohet Shoqata e Informatikës, kryetar i saj zgjidhet Ridvan Bunjaku

Pas një përpjekje dhe parapërgatitje disamujore, është themeluar Shoqata e Informatikës, rrugëtim ky ku kanë kontribuuar një numër i konsiderueshëm personash, por që kanë preferuar të mbeten anonimë.

Me 39 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është aprovuar statuti dhe struktura udhëheqëse e Shoqatës së Informatikës me këtë përbërje:

Ridvan Bunjaku – kryetar, Albulena Maloku – sekretare, Arbnor Halili e Astrit Desku – auditorë.

Këshilli drejtues: Astrit Desku – kryetar, Arbnor Halili, Drilon Jahiri, Milot Gashi dhe Ylber Veliu.

Kryetari Ridvan Bunjaku ka thënë se ndërkohë do të vazhdojnë me regjistrimin e shoqatës në institucionet përkatëse.

Në përzgjedhjen e strukturës drejtuese është marrë për bazë meritokracia, ka thënë Bunjaku.