Therret me thikë një i mitur në Lipjan
Një i mitur është therrur me thikë në Lipjan nga një person tjetër, po ashtu i moshës jomadhore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Lipjan, 27.05.2022 – 16:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

