Therret me thikë një infermier i QKUK-së

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftiar se një infermier është plagosur në Departamentin e Urologjisë.

Reagimi i plotë:

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Po ashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet ndër të tjera në reagim.