“Thërret Prizreni mori Shkodër”, atmosfera në autobus para se të ndodhte aksidenti tragjik në Kroaci
Mëngjesin e djeshëm një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.
Deri para se të ndodhte aksidenti tragjik, gjithçka shkoi mirë, madje kishte muzikë e plot hare.
Kështu ka pohuar njëra prej pasagjereve të autobusit që u aksidentua dje në Kroaci, shkruan Indeksonline.
“Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti për të fjetur”, ka thënë ajo.

