“Ti jeton përgjithmonë, urrejtja vdes” – homazhet e avokatit serb në Prekaz

Avokati serb, Cedmori Stojkovic, ka vizituar sot Prekazin ku ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Stojkovic ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharajt, ku ka shkruar:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpres dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Stojkovic është avokat i politikanit serb Nikola Sandulovic, i cili u arrestua dhe keqtrajtua nga BIA pas vizitës dhe homazheve që bëri te varrezat e familjes Jashari.