‘Ti s’mbete vetëm heroi i zemrës sime, por i të gjithëve’
Mentor Salihi, mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, humbi jetën ditë më parë pasi ndodhej në autoambulancën që u përfshi në një aksident të rëndë trafiku.
Për vdekjen e tij ka shkruar fjalë prekëse e fejuara e mjekut, Blerta Begaj, e cila është shprehur krenare se Salihi u nda nga jeta si një hero.
“Me ngushellon e me bene krenare pa mase fakti qe u ndave nga kjo jete si nje hero, ti nuk mbete vetem heroi i zemres time por u bere heroi i te gjithe atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohen, e i atyre qe per here te pare degjuan per ty, me vepren tende madhore, me flijimin tend, pikerisht ashtu sic gjithmone veprove, vendose te tjeret perpara vetes tende”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Ajo shkroi se Salihi do të jetojë gjithmonë afër saj përmes kujtimeve të bukura që krijuan për aq kohë sa ishin bashkë.
“Krejt kujtimet me ty, qe janë kaq te bukura, kam me i mbajt përgjithmonë ne zemër e me jetu me to. Kështu kam me te mbajt afër e ti ke me jetu përgjithmonë brenda kësaj zemre”, është shprehur ajo.

