Tiranë: Boksieri serb del në ring me këngën kundër Kosovës

Të dielën mbrëma në Tiranë është mbajtur një garë boksi, ku kanë ndodhur skena të papranueshme.

Boksieri serb, Stefan Mariq, doli në ring me këngën “gëzohu popull serb”, që është këngë që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë.

Mariq pësoi nga Ahmed Koci në mbrëmjen e boksit në Tiranë.

Ky vlerësohet si provokim dhe lëshim i rëndë nga organizatorët e mbrëmjes së boksit në Tiranë.

“Moment turpi. Një boksier i lodhtë serb del në ring në Tiranë me këngë nacionaliste serbe që Kosovën e vlerëson pjesë të Serbisë. Marrja e licencës organizatorit, masë e domosdoshme dhe më e pakta e mundshme. Sporti keqpërdoret shpesh, por të ndodhë kjo në Tiranë, është e patolerueshme”, ka shkruar gazetari i sportit, Arsim Maxherra.