Tjetër sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë
Pas ngjarjes së djeshme që e tronditi opinionin, ku pesë persona dyshohet se sulmuan seksualisht një 11-vjeçare, policia ka bërë të ditur se edhe një rast tjetër ka ndodhur dje, kur dy persona e kanë futur në veturë një grua dhe e kanë sulmuar seksualisht.
Raporti i plotë i plicisë:
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

