Tjetër video nga VV, fajëson qeveritë e kaluara dhe sindikatat

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka goditur ish-qeveritë dhe sindikatat, me një video të radhës.

Vetëvendosje në një video të postuar në Facebook ka thënë se gjatë “këtyre dy vjetëve nuk ka më vjedhje, zhvatje e hajni”.

Në video janë përmendur skandale të ndryshme të së kaluarës, ndër të tjera “terminalet doganore, vjedhja e dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, vjedhja e drogës nga terminalet doganore, si dhe shitja e tokave me 1 euro ari”.

Ndiqeni videon e postuar nga Vetevendosje: