Tmerr në rrugën Gjilan-Prishtinë, pluhuri ka kapluar edhe qiellin

“Rruga e vdekjes”, “rruga e tmerrit” dhe epitete të tjera tashmë i janë vënë magjistrales Gjilan-Prishtinë.

Me të vërtetë, gjendja në këtë rrugë është e tmerrshme.

Qeveria Kurti sikur është betuar që t`ua nxijë jetën qytetarëve të Anamoravës, ku ajo qeveris në dy komuna, Gjilan e Kamenicë.

Jo vetëm që nuk po e rindërton arterien më të rëndësishme të qarkullimit për komunat e pjesës lindore të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, por i ka ndërprerë punimet edhe në autostradën Gjilan-Prishtinë.

Ajet Avdyli, qytetar nga Novobërda ka reaguar duke thënë se pluhuri, jo vetëm tokën, po edhe qiellin e ka kapluar.

Rruga e vdekjes nga fshati Bresalc deri në fshatin Llajshevc, me një gjatësi 12 km, një punishte e hapur në këtë gjatsi, po gërryhet asfalti, pluhuri ka kaplu edhe qiellin e pafund.

Nuk e di perse nuk rregullohet një pjes e rruges e pastaj të fillohet me pjesen tjeter, tmerr dhe vetem tmerr.

Sot me të u lidhë në këtë rrugë e shkatrrova gomen e par të makines, dy goma 200 EUR.

Ka ma teper se një muaj është prishë i tërë trotuari në fshatin Llabjan ku kalimtarët ecin në rrugën e automjeteve ku per çdo minut rrezikohet jeta e tyre, është vënë në rrezik çdo gja që lëviz neper këtë rrugë, ndersa mediat jan vënë në gjumë, askush nuk qanë kokën.

Ky projekt është nga Ministria, por po habitemi me heshtjen e institucioneve nga Komuna e Novoberdes dhe mjeteve të informimit, ka shkruar ai./Mediafokus