Togeri i policisë, Ismet Hashani: Ngjitjen në majën Everest ua dedikoj kolegëve
Togeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, ka ngjitur njërën nga 14 majat më të larta në botë.
Këtë sukses, Hashani ua dedikon kolegëve të tij të rënë në detyrë.
“Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”, ka shkruar Hashani. /Mediafokus

