Togerja e FSK-së, Liridona Baftjari-Jashari shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Turqi
Djemtë dhe vajzat shqiptare nga Kosova, po vazhdojnë të arrijnë suksese nëpër botë, kudo që po paraqiten, ose po ndjekin shkollime e trajnime.
Sot, oficerja e FSK-së, togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Stamboll, u shpall studentja më e mirë ndërkombëtare në Kursin e Oficerit Shtabor.
Përndryshe oficerët dhe ushtarët e FSK-së vazhdimisht kanë arritur rezultate kulminante në çdo shkollë apo garë ndërkombëtare.
Liridona Baftjari, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019” ishte nderuar me mirënjohje, në mesin e 20 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Gjilani, të cilët janë shkolluar jashtë vendit, për suksesin e treguar në ngitjen akademike si kuadër i Ushtrisë së Kosovës dhe angazhimin në misionin fisnik të FSK’së. /Mediafokus.info

