Toka do të shkatërrohej po të mos e kishin shpëtuar jashtëtokësorët

Jashtëtokësorët ishin ata të cilët shpëtuan Tokën 100 e ca vjet më parë. Kështu ka thënë shkencëtari rus nga Siberia, Yuri Lafmpin.

“Kur një komet e madhe iu afrua shumë planetit tonë, një anije aliene kamikazi… e sulmoi atë duke shkaktuar një shpërthim shumë të madh dhe thërrmijat e kometës si pasojë e përplasjes së fuqishme u shpërndanë në gjithë Siberinë, ndërsa copa më e madhe e këtij shpërthimi u quajt meteoriti Tunguska”, ishte konstatimi i shkencëtarëve.

Për ta, shkaqet e një gjesti kaq heroik, nga ana e jashtëtokësorëve mbeten akoma të pa njohura. Hipotezat rreth sjelljes së tyre heroike, janë të shumta ndaj dhe shkencëtarët hedhin disa ide të cilat janë më dominueset dhe më të logjikshmet.

Ndoshta donin të shpëtonin tokën për arsye që vetë ata e dinë. Sipas një versioni tjetër, çdo gjë ndodhi rastësisht.

Poshtë vendit ku ndodhi shpërthimi, në rajonin e Krasnoyarsk (Siberia lindore) zbuluam një krater 500 metër katrorë dhe rreth tij disa dhjetëra kratere të vegjël me diametër nga 100-150 metëra.

Gjithashtu u zbuluan dhe disa pjesë nga anija jashtëtokësore që u përplasë me komtën. Ekspertiza kimike që ju bë atyre, tregoi se materiali (një aliazh i veçantë i silikonit dhe hekurit), prej të cilit ishte e përbërë anija aliene, nuk mund të gjendet apo të prodhohet në tokë.

Më 30 janar 1908, sipër tajgës Siberiane, ndodhi një shpërthim i fuqishëm prej 50 milionë tonësh tritoli të cilësisë më të lartë.

Ky shpërthim ishte i barasvlershëm me të gjitha shpërthimet e ndodhura gjatë luftës së “Madhe Patriotike” dhe ishte mbi 2-3000 herë më i fuqishëm se bombat që hodhën amerikanët në Hiroshima dhe Nagasaki.

Një shpërthim i ngjashëm ishte zhvilluar në Arktik kur Bashkimi Sovjetik provoi bombën hidrogonike.

Ky shpërthim, i cili nuk kishte vend as në tokë e as në hapësirë, por diku në atmosferë, u regjistruar nga të gjithë sizmologët në mbarë botën.

Nga të gjitha studimet dhe raportet e depozituara për më shumë se 100 vjet, veç njëra prej tyre është më dominuesja – pjesëmarrja e qytetërimeve jashtëtokësore.