“Tokë të zezë kemi me i bo” – Konjufca i kthehet gjuhës së ashpër
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka rikthyer gjuhën e ashpër ndaj partive rivale, duke u shmangur kështu nga paraqitja e moderuar që pati vetëm disa ditë më parë në një intervistë televizive.
Gjatë një tubimi elektoral në Ferizaj, Konjufca ka eskaluar sërish, duke reaguar ndaj brohoritjeve të një përkrahësi të partisë.

