Top Channel publikon aktakuzën: bashkë me Thaçin edhe Veseli, Selimi, Krasniqi, Syla…

Mediumi shqiptar Top Channel ka publikuar pjesë nga propozim aktakuza që Prokurori Special ka ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme përveç Thaçit e Veselit në propozim aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale u përmendën edhe tre emra të tjerë, ai i Azem Sylës, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi.

Kjo u bë e ditur përmes një dosje që OVL-UÇK ka pranuar, e treta me radhë brenda disa ditësh.

Rrjedhja e propozim aktakuzës së Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së,  bëri që hetuesit e Hagës të shkelin sërish në zyrat e OVL-UÇK për të konfiskuar materialin e pranuar.

Dokumenti edhe më tutje vazhdon të jetë konfidencial.

Artikullin e plotë të Top Channel mund ta lexoni KËTU.