Top pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Në disa prej këtyre qendrave, numërimi ka përfunduar tashmë.
Derisa KQZ po vazhdon numërimi i votave, disa rezultate tashmë janë publikuar ku edhe janë bërë të ditur numri i kandidatëve më të votuar.
Telegrafi më poshtë sjellë top pesëshet e grave më të votuara në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gruaja më e votuar në listën e Vetëvendosje është Albulena Haxhiu, e cila mbanë pozitën e ministres së Drejtësisë.
Albulena Haxhiu deri tani ka mbledhur 76 mijë e 522 vota.
E dyta si gruaja më e votuar është Donika Gërvalla, e cila po ashtu mbanë pozitën si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gërvalla sipas rezultateve të deritanishme ka grumbulluar 68 mijë e 106 vota.
Mimoza Kusari – Lila, radhitet e treta si gruaja më e votuar në listën e LVV-së, atë e kanë votuar 50 mijë e 675 qytetarë.
Ndërsa, e katërta është radhitur kandidatja Shqipe Mehmeti – Selimi, duke marrë mbështetjen me 34 mijë e 133 vota.
Gruaja e pestë më e votuar në LVV-së është kandidatja Saranda Bogujevci.
Kandidatja Bogujevci ka marrë 26 mijë e 910 vota.
Listës së grave më të votuara në Partinë Demokratike të Kosovës, i prin Vlora Çitaku.
Kandidatja për deputete, Vlora Çitaku deri tani ka marrë 30 mijë e 11 vota.
E dyta grua më e votuar është Sala Jashari, duke mbledhur deri tani 29 mijë e 277 vota.
Ganimete Musliu është kandidatja e tretë grua më e votuar, ku sipas rezultateve të KQZ-së, deri tani ajo ka marrë 23 mijë e 571 vota.
Ndërsa, Blerta Deliu – Kodra, radhitet e katërta, atë e kanë votuar 16 mijë e 743 qytetarë.
Kandidatja Ariana Musliu Shoshi radhitet e pesta grua më e votuar në listën e PDK-së, duke mbledhur deri tani 15mijë e 791 vota.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili është gruaja më e votuara, me 34 mijë e 965 vota deri tani.
E dyta, radhitet Hykmete Bajrami, me 32 mijë e 863 vota.
Kandidatja Jehona Lushaku – Sadriu është poashtu në mesin e grave më të votuara, ajo ka 16 mijë e 773 vota.
E katërta radhitet Marigona Geci me 14 mijë e 30 vota.
Kandidatja Serbeze Muçaj-Kabashi, radhitet e pesta si gruaja më e votuar në LDK-, ajo deri tani ka marrë 11 mijë e 255 vote.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.
Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente.

