Topalli rrëqethet nga fjalët e Jakup Krasniqit në Hagë

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, është rrëqethur nga fjalët e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po përballet me akuzat për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli shkruan se është rrëqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, por edhe krenare.

Postimi i Topallit:

Unë jam shokuar nga lajmet për akuzat ndaj jush, dhe gjatë gjithë këtyre ditëve kam menduar gjithë kohën për atë që po ndodh me Ju!

Unë kam patur e ruaj një respekt të veçantë për ju e veprimtarinë tuaj.

Sot, më shumë se dje, në çdo fjalë, në çdo fjali shoh njeriun e fyer, por dinjitoz dhe të vërtetë!

Provë e pamerituar për ju, familjen tuaj e Kosovën kjo që po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj është autoriteti më i lartë moral!

Në çdo situatë, përballë të gjithëve, një njeri i lirë, vetëm për të qenë i tillë, është gati për të paguar çdo çmim.

Ju po paguani përsëri një çmim për lirinë tuaj e të Kosovës!

Unë, si shumë të tjerë, jam prekur e rrënqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme! Por jam ndjerë dhe krenare!

Sot jeni më lart se kurrë! Unë besoj se ju do fitoni edhe këtë betejë të padrejtë.