Tornado e fuqishme në SHBA, 22 viktima e qindra shtëpi të shkatërruara
Një tornado e fuqishme ka goditur vendin dhe përveç dëmeve të shumta materiale, ka edhe viktima dhe të lënduar
Sipas lajmit të fundit të CNN, të paktën 22 persona raportohen të vdekur, shumë të tjerë janë dërguar në spital me lëndime, për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Qindra banesa janë dëmtuar dhe bëhet me dije se dhjetëra familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpitë e tyre janë rrafshuar plotësisht.
Ekipet e emergjencave civile i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në Germantown, East Nashville dhe Hermitage, pasi aty ka më shumë të prekur nga tornado./mediafokus

