Totaj reagon pas vjedhjes masive të votave: Zullumi këputet prej s’trashi

Pas skandalit të vjedhjes masive të votave në Prizren, ka reaguar kryetari i Degës së kësaj partie në këtë komunë.

Ai ka thënë mirë që u zbuluar tjetërsimi i votës, pasi, siç tha, ‘zullumi këputet prej s’trashi’.

“Me siguri që edhe më herët ka pasur vjedhje të votave, por ja që u zbulua tash në Prizren. Mirë që u zbulua, sepse që thonë ‘zullumi këputet prej s’trashi”, ka thënë Totaj për T7.