Tragjedi familjare në Gjilan, dyshohet për pesë të vrarë

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Gjilan para pak minutash.

Dyshohet për pesë të vrarë. Policia është në vendngjarje. Po pritet ardhja e prokurorit.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Qendra”, rruga Xhevat Ajvazi, përballë një ndërtese të banimit kolektiv.

Nga burime jozyratre mësohet se në këtë tragjedi familjare, të vdekur kanë mbetur bashkëshortët Zeqir Bllaca e Hanife Bllaca, dy djemtë Blerim e Fisnik Bllaca si dhe vajza Valdete Bllaca, e cila e kreu krimin dhe pastaj bëri vetëvrasje./Mediafokus/