Tragjedi në Skenderaj/ Burri dyshohet se vrau gruan e tij
Një 51-vjeçar me inicialet S.Q., dyshohet se ka qëlluar për vdekjen gruan e tij 48-vjeçare me inicialet L.Q., në fshatin Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për këtë rast që është cilësuar si “Vrasje e rëndë” e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
Sipas Policisë, rreth orës 13:40, 51-vjeçari i cili u arrestuar nga Policia dyshohet se e ka plagosur gruan e tij, e cila është dërguar me ugjencë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.
“Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes Policia njofton se ka gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë me tre fishekë dhe gjashtë gëzhoja.
Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

