Tragjedi për çiftin shqiptar në Greqi, makina i tërheq zvarrë vajzën e tyre 5 vjeçare
Qyteti i Lechaina në Greqi është zhytur në hidhërim nga vdekja tragjike e 5 vjeçares, Claudia të hënën pasdite.
Sipas mediave greke fëmija ndodhej në buzë të serave ku punonin prindërit e saj, afër rrugës dhe po mblidhte lulëkuqe.
Por një makinë e tërhoqi zvarrë dhe goditi 5 vjeçaren për vdekje.
Të gjithë punëtorët që ndodheshin atje u tronditën.
Vajza e vogël u dërgua në Qendrën Shëndetësore Barda por edhe me përpjekjet e mjekëve ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor Andravida Kyllini.
Prindërit e vajzës së vogël, Bledi dhe Dorina ndodhen në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet.
Ata njihen si njerëz shumë të dashur nga komuniteti lokal ku ata jetojnë.

