Tragjedia në Shqipëri: Sot varrosen tri viktimat nga Gjilani

Familjarët e tri viktimave nga Gjilanit, të cilët vdiqën në Shqipëri si pasojë e helmimit me ushqim, kanë mbajtur sot një konferencë për media, raporton Mediafokus.info.

Ata po thonë se janë të shqetësuar nga neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzëz.

“Tre pacientë me shku me të njëjtat ankesa dhe me u kthy n’shpi me barna, besoj që nuk është adekuate, pa analiza mjekësore me e liru pacientin…”, tha djali i cili humbi prindërit dhe gjyshen, transmeton Mediafokus.info.

Ata po dyshojnë se familjarët e tyre nuk vdiqën nga helmimi me kërpudha.

“Ajo që më shqetëson më së shumti është se ne e kemi pasur edhe një qen atje. Pse ngordhi qeni? Ne e mbajmë qenin moti dhe familjarët e dinë që ushqimin që e hamë ne nuk konsumon qeni. Ai i ka pasur kokrrat e veta, ushqimin e vet…Kjo është e dyshimtë”, ka thënë djali i cili humbi prindërit dhe gjyshen, transmeton Mediafokus.info.

Ai njoftoi se varrimi i të ndjerëve bëhet sot në ora 16:30, në varrezat e qytetit të Gjilanit.. /Mediafokus.info/