Tragjike: Gjendet i varur një person një 57-vjeçar në një barnatore
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në një barnatore në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 57-vjeçar, i cili është gjetur i varur në litar, në katin e dytë të barnatores, nga familjarët e tij.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda QKUK-së dhe njoftuan se i ndjeri u dërgua në këtë qendër pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

