Traktori rrëshqet në kanal, humb jetën drejtuesi, plagoset vajza e tij

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme, derisa vajza e tij 10-vjeçe është lënduar.

Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar traktorin e tij kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal.

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, thotë policia.