Trazirat në Afganistan: Foshnja që iu dha ushtarit amerikan bashkohet me familjen pas 7 muajsh

Një djalë i mitur i dorëzuar tek një ushtar amerikan përtej murit të aeroportit gjatë kaosit të largimit nga Afganistani është gjetur dhe ribashkuar me të afërmit e tij.

Foshnja, Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajshe kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani pas ardhjes së talebanëve në pushtet

Pas një historie të Reuters të publikuar në nëntor, foshnja u gjet në Kabul, ku një shofer taksie 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si fëmijën e vetë. Pas më shumë se shtatë javë negociatash, Safi ia dorëzoi fëmijën gjyshit dhe të afërmve të tjerë në Kabul. Ata thanë se do të kërkonin që ai të ribashkohej me prindërit dhe vëllezërit e motrat që u larguan muaj më parë në SHBA.